RRETH NESH

Fondacioni Dera – The DOOR INT është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2017, me qëllimin dhe misionin e vetëm për të ndarë lajmin e mirë të Ungjillit me të gjithë njerëzit. Që prej themelimit të organizatës Dera – The Door Int, me hirin e Zotit dhe me bashkëpunimin me kishën lokale është bërë e mundur shpërndarja e disa qindra mijëra materialesh ungjillizimi në Shqipëri. Qindra mijëra individë dhe familje janë prezantuar me të vërtetat jetëndryshuese të Lajmit të Mirë të Shpëtimit. Një numër jo i vogël njerëzish dëshmojnë transformim të jetës së tyre dhe i janë bashkuar familjes së besimit.

PROJEKTE TË NDRYSHME

Përgatitja e materialeve ungjillizuese përshtatur kulturës i vjen në ndihmë shërbesave dhe aktiviteteve të zhvilluara nga kishat. Kjo literaturë ofrohet nga ne, falas.

MATERIALET TONA

Dy letrat

Historia e mrekullueshme e njeriut i cili çlirohet nga droga dhe shpëton prej vdekjes.

Mësona të lutemi

A është lutja një art që duhet mësuar, apo diçka më tepër? Cfarë është lutja; Si te lutemi?

Armiku i padukshëm

A ekziston njё tjetёr “armik i padukshёm”, mё i fuqishёm nga Covid-19?