MISIONI YNË
Ekzistojmë për t’i shërbyer kishës në pajisjen dhe formimin e një brezi dishepujsh të cilët përmbushin Porosinë e Madhe. Ungjillizimi është një proçes i natyrshëm i jetës së kishës e cila lind dhe rrit dishepuj.
RRETH NESH
Fondacioni Dera – The DOOR INT është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2017, me qëllimin dhe misionin e vetëm për të ndarë lajmin e mirë të Ungjillit me të gjithë njerëzit. Që prej themelimit të organizatës Dera – The Door Int, me hirin e Zotit dhe me bashkëpunimin me kishën lokale është bërë e mundur shpërndarja e disa qindra mijëra materialesh ungjillizimi në Shqipëri. Qindra mijëra individë dhe familje janë prezantuar me të vërtetat jetëndryshuese të Lajmit të Mirë të Shpëtimit. Një numër jo i vogël njerëzish dëshmojnë transformim të jetës së tyre dhe i janë bashkuar familjes së besimit. Në focus të punës sonë është forcimi i besimit te Jezus Krishti, dishepullizimi i të krishterëve, organizimi i kurseve të ndryshme, konferencave dhe trajnimeve për edukimin dhe forcimin e parimeve biblike. Projektet speciale dhe sezonale të organizuara nga “Dera” si: kampe verore, takime ungjillizuese masive, etj, kanë qenë të frutshme jo vetëm në ndarjen e Ungjillit por dhe në ndërtimin e besimtarëve në Fjalën e Zotit, në vendin e shërbimit dhe fillimin e kishave të reja. Bashkëpunime të frutshme kanë ndodhur me kishat lokale në Tiranë, Shkodër, Peqin, Korcë, Libonik etj.