• Projekti i Krishtlindjes. Në periudhën më të gëzuar dhe më festive të fundvitit i prezantojmë njerëzit me kuptimin dhe gëzimin e vërtetë që sjell Krishtlindja. Broshura e Krishtlindjes dhe aktivitetet festive të organizuara e përcjellin më së miri mesazhin e kësaj feste.

Aktivitete dhe evente të tjera në sezonin e Krishtlindjes:

  1. Dhurata e Krishtlindjes, ku janë dhuruar pako me ushqime, veshje dhe lodra për fëmijët në nevojë.
  2. Këpucët e Krishtlindjes, ku janë dhuruar këpucë për fëmijë në zona të ndryshme gjatë kohës së Krishtlindjes.
  3. Projekti i Pashkës. Me anë të këtij projekti çojmë mesazhin e Pashkës në cdo shtëpi përmes literaturës përshtatur kësaj festë duke i besuar Perëndisë për ringjallje në kombin tonë.
  4. Projekti G.O.D. Në ditën globale të ungjillizimit (Global Outreach Day) organizojmë aktivitete ungjillizuese si: ungjillizime masive, takime ungjillizuese dhe aktivitete sociale.
  5. Projekti i Ungjillizimit me Shkollat e Mesme. Shpërndarja e një materiali ungjillizues me një pyetësor dhe ftesa për një takim të madh Ungjillizues që e organizojmë në bashkëpunim me kishat lokale. Në fund të takimit ungjillizues përmes një shorti përzgjidhen fituesit e disa dhuratave të cilët i janë përgjigjur saktësisht pyetjeve të pyetësorit mbi materialin.
  6. Projekti i çokollatave dhe luleve. Qëllimi i këtij projekti është të përcjellë mesazhin e dashurisë së Perëndisë përmes dhuratave simbolike, në ditët festive si: 14 Shkurti, 8 Marsi, Dita e Verës, etj.
  7. Projekti i farave. Ky projekt ka në fokus arritjen e zonave rurale me Ungjillin. Për këtë dhurojmë në cdo familje pako me fara perimesh të ndryshme, me një mesazh ungjillizues në paketim.