MËSONA TË LUTEMI
Gjatë kohës së pandemisë dhe në vijim, kemi vizituar kisha dhe kemi trajnuar e inkurajuar besimtarë që ta ndajnë ungjillin me të tjerët. Kemi folur me ta për rëndësinë e lutjes, ungjillizimit dhe dishepullimit. U kemi dhënë broshurën “Mësona të lutemi” që përmban informacion dhe nxitje për lutjen dhe lutje specifike për trupin e Krishtit në Shqipëri dhe për kombin tonë.
Ky trajnim është bërë i mundur edhe online, ku kanë qenë pjesëmarrës rreth 300 besimtarë nga Shqipëria dhe vende të ndryshmë të botës si, Amerika, Gjermania, Italia, Turqia, Çekia, Greqia, Belgjika, Francë, Suedi, Australia, Norvegjia, Anglia. Jemi mirënjohës Zotit që bëri të mundur lidhjen përmes Zoom me të gjithë ata vëllezër dhe motra që kërkonin të mësonin më shumë rreth lutjes.

KAMPI BIBLIK
Në datat 12-16 korrik 2021 organizuam një kamp biblik në Tiranë. Kampi zgjati 5 ditë dhe ishte një bekim i madh për të gjithë. Ishin 131 pjesëmarrës nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe disa që jetojnë jashtë vendit, të cilët u bashkuan përmes platformave online.
Besimtarët u trajnuan dhe u inkurajuan për të vijuar shërbesën e Zotit. Të gjithë së bashku kanë kaluar një kohë të bekuar në lutje dhe në studimin e Biblës. Të gjithë ishin shumë mirënjohës që ishin pjesë e kampit dhe aq të bekuar nga Fjala e Perëndisë.

PËRMBUSHJA E POROSISË SË MADHE
Ky trajnim ka ndihmuar shumë besimtarë të mësojnë më shumë mbi kuptimin e ungjillit, mbi metodat Biblike të ungjillizimit, dhe sesi ata mund të ungjillizojnë personat e rinj që takojnë, miq, kolegë apo familjarë.
Gjithashtu në temat e trajtuara ata mësojnë mbi ungjillizimin në librin e Veprave, ungjillizimin me anë të lutjes dhe ungjilllizimin e udhëhequr nga Fryma e Shenjtë.
